Një mësues irlandez raportohet se është goditur me thikë nga një nxënës 13-vjeçar në një shkollë në Spanjë. Viktima e paidentifikuar e therjes me thikë, e përshkruar nga mediat në spanjë si një shtetas irlandez 41-vjeçar, mësohet se mëson anglisht dhe teknologji në shkollën vetëm për djem. Ai u dërgua në spital pasi thuhet se u godit me thikë në shpinë të mërkurën në mëngjes gjatë një ore mësimi.

Marketing

Drama ndodhi rreth orës 10:45 në një shkollë në qytetin juglindor të Murcias, të identifikuar si Shkolla Monteagudo.

Kombësia e djalit që dyshohet se e sulmoi nuk është ende e qartë. Raportet lokale që e përshkruanin mësuesin si irlandez thanë se ai u godit me thikë teksa ishte në dërrasë me shpinë nga klasa me një armë me tehe që adoleshenti ia kishte treguar më parë një shokut të klasës në tualete transmeton albora.ch.

Njëri tha se mësuesi ishte goditur me thikë tre herë nga nxënësi, i cili mendohej se ishte regjistruar në shkollë vitin e kaluar. Ai u dërgua në Spitalin Universitar Morales Messeguer në Murcia për trajtim, por lëndimet e tij nuk janë përshkruar si serioze.

Një hetim i drejtuar nga Policia Kombëtare e Spanjës është duke u zhvilluar dhe i riu ndodhej pasditen e sotme me oficerë specialistë, ndërsa prokurorët e të rinjve morën një vendim për të ardhmen e tij të afërt./albora.ch/

Marketing