Dëshira për t’i përfituar disa qindra euro që i kishte harruar gabimisht në bankomat një 31-vjeçare i ka kushtuar me burg dhe dëbim nga Kroacia një shtetasi të Kosovës.

Marketing

Mbrëmjen e 28 janarit një 32-vjeçar nga Kosova kishte shkuar në bankomat në Trgovacka Umag të Kroacisë për të kryer shërbime kur kishte hasur në disa qindra euro.

Sipas raportimit atje, përpara tij në bankomat kishte qëndruar një 31-vjeçare e cila nuk kishte qenë e kujdesshme për të kryer depozitimin e parave deri në fund.

Kosovari dyshohet se i kishte marrë paratë e lëna nga kroatja dhe është larguar pa njoftuar policinë.

Pasi 31-vjeçarja kishte denoncuar humbjen e parave në polici, qytetari i Kosovës ishte arrestuar nga organet e sigurisë derisa po tentonte të kalonte kufirin me Serbinë.

“Policët gjatë punës operative në terren kanë zbuluar identitetin e autorit dhe kanë nisur kërkimin për të, dhe më 14 prill rreth orës 22:55 është arrestuar nga punonjësit e Policisë Vukovar duke kaluar kufirin me Serbinë”, njoftojnë mediat kroate.

Pas hetimit të rastit u verifikua se i njëjti kishte qëndruar ilegalisht në Kroaci, prandaj atij i është lëshuar edhe një urdhër i dëbimit.

Marketing