Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë ka thënë se 15 oficerë të dyshuar të inteligjencës kishin kryer aktivitete jo në përputhje me statusin e tyre diplomatik.

Marketing

Si pasojë, shkruajnë mediat e huaja, oficerëve të dyshuar të inteligjencës do t’u kërkohet të largohen nga Norvegjia.

Ministria tha se kishte marrë vendimin e saj në dritën e një kërcënimi në rritje të inteligjencës nga Rusia.

“Kjo është një masë e rëndësishme për t’iu kundërvënë dhe zvogëluar shtrirjen e aktiviteteve të inteligjencës ruse në Norvegji dhe në këtë mënyrë për të siguruar interesat tona kombëtare”, ka thënë në një deklaratë ministrja e Jashtme, Anniken Huitfeldt.

“Rusia është kërcënimi më i madh i inteligjencës në Norvegji. Ne e marrim këtë seriozisht dhe tani po ndërmarrim veprime për t’iu kundërvënë aktivitetet e inteligjencës ruse në këtë vend. Ne nuk do të lejojmë oficerët e inteligjencës ruse të veprojnë nën mbulimin diplomatik në Norvegji”, tha Huitfeldt.

Ministria tha se autoritetet kishin monitoruar aktivitetin e oficerëve të dyshuar të inteligjencës që po dëboheshin.

Në prill 2022, Norvegjia vendosi të dëbojë tre zyrtarë të punësuar nga ambasada ruse për arsye të ngjashme. Zyrtarët e dëbuar janë shpallur “personae non gratae”.

Marketing