Falë ambicies dhe punës së palodhur ka arritur që të realizojë atë që ka dashur. Ermal Vila punon prej vitesh në Bankën Botërore në Washington. Ai është larguar drejt SHBA-ve kur mbaroi Kolegjin Amerikan në Greqi, për të ndjekur më pas studimet master. I ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, Ermali tha se pavarësisht peripecive, ia arriti që të realizonte qëllimet e tij me punë dhe vullnet.

Marketing
Ermal Vila

“Kam mbaruar gjimnazin në Korçë, vazhdova Kolegjin Amerikan në Greqi. Por synimi ishte Amerika. Aplikova për shkolla masteri dhe një që më pranoi me bursë të plotë, ishte me kampus në Itali. Vitin e parë e përfundova në Itali dhe më pas në Amerikë. Më pas kam punuar në universitet për 1 vit duke bërë punë kërkimore.”, theksoi ai duke treguar më pas se si u bë pjesë e Bankës Botërore.

“Synimi ishte që të punoja te Banka botërore dhe më eci. Vizioni dhe ëndrrat që kam pasur janë ushqyer nga familja, kam pasur shumë mentorë të mirë që nga shkolla fillore. Ka qenë pjesa më e vështirë pasi menjëherë pas shkollës nuk kisha eksperiencë. Por një nga gjërat më të mira që kam bërë gjatë kohës që isha duke studiuar, që ua them dhe të tjerëve, është ta mbushësh rezymenë me praktika pune duke marrë pjesë në projekte të ndryshme.

Sepse kështu përcjell mesazhin punëdhënësve që je i guximshëm, bën më shumë seç kërkohet. Dhe gjëja kryesore që po bëja ishte që të krijoja lidhje dhe njohje sa më shumë. Kur kisha pushim shkoja dhe flisja me njerëz atje. Pastaj takova një person që punonte atje, më ftoi për një intervistë, më dha një projekt të vogël. Ishte një shans që të jepet një herë.”, shtoi më tej Ermali.

A mendon që të rikthehet në Shqipëri? “Në një të ardhme të mesme ose të largët patjetër. Sado që e dua atë vend, është vend i mirë për këtë periudhë të jetës tonë, sepse të jep shumë mundësi dhe nga kulturë dhe etikë të jashtëzakonshme pune.  Meritokracia është prezente në 99 përqind të rasteve. Pastaj vjen një moment, unë jam shumë i lidhur me këtë vend, besoj se do të ishte mirë.”, tha ai.

Marketing