Zëri i shqiptarëve po vazhdon të dëgjohet nëpër gjithë botën. E para që bëri bujë në arenën ndërkombëtare ishte Rita Ora, pas Bebe Rexha dhe më pas Dua Lipa.

Marketing

Por, siç duke nuk do të jenë vetëm këto tri shqiptare që bota ka dëgjuar për to.

Një zë i thellë i ngjashëm me Mariah Carey dhe Lana del Rey, do ta pushojë skenën ndërkombëtare.

Fortesa është një vajzë shqiptare e lindur dhe rritur në Gjermani, e cila aspiron që të bëhet e njohur në arenën ndërkombëtare të artit.

Fortesa,  përveç talentin në këndim, ajo është edhe tekst-shkruese, si dhe aktore e lindur.

Ajo ka marr pjesë në “The Voice of Germany”, po ashtu, ka fituar bursë nga Akademia Amerikane e Dramës Muzikore në Los Anxhelos.

Fortesa sapo e ka publikuar albumin e saj të parë në gjuhen angleze, ku përmban 5 këngë.

Fortesa

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të dhënë për Albora.ch:

Albora.ch: Na flisni pak për jetën tuaj, se kush është Fortesa?  

Fortesa: Përshëndetje, unë quhem Fortesa, jam lindur dhe rritur në Gjermani në një qytet të vogël të quajtur Pforzheim, prindërit e mi kanë ardhur në Gjermani në fillim të viteve ’90 dhe janë nga Kosova (Prishtina dhe Besiana). Gjithmonë më ka pëlqyer çdo formë arti, si të kënduarit, të shkruaj për muzikën dhe jetën, të kërcej dhe të aktroj.

Albora.ch: Cila ka qenë ëndrra juaj e fëmijërisë?

Fortesa: Ëndrra ime e fëmijërisë ishte të bëja atë që po bëj tani; të kënduarit dhe aktrimi. Hahaha(qesh). Gjithmonë kam synuar të performoj në skenë sepse kam dashur artin.

Albora.ch: Kush e zbuloi talentin tuaj për muzikë?

Fortesa: Prindërit e mi zbuluan talentet e mia shumë herët dhe më mbështesnin në përputhje me rrethanat. I imitoja këngëtarët që në moshë të vogël (për herë të parë në televizionin shqiptar) dhe analizova të gjithë të rriturit që më rrethonin për t’i imituar më vonë. Unë me motrat dhe vëllain tim, rregullisht bënim shfaqje për prindërit e mi.

Albora.ch: Cilat janë hapat seriozi të cilat I keni marr për të filluar të këndoni në mënyrë profesionale?

Fortesa: Kam ndjekur rregullisht korin dhe grupin teatror në shkollë. Pas mbarimit të shkollës së mesme, kam konkurruar në audicione për shfaqje të ndryshme, si në ,,The Voice of Germany “ isha shumë e re dhe pa përvojë dhe për herë të parë mora reagime dhe konfirmime profesionale se zëri im kishte një tingull të bukur, unik dhe se mund të prekja njerëzit me zërin tim. Ndonëse nuk shkova shumë larg për shkak të mungesës së eksperiencës, kjo eksperiencë më shtyu të vazhdoj karrierën e këngës. Më pas jetova në SHBA për një vit, ku pas disa provimeve pranuese dhe mora një bursë të pjesërishme për AMDA – Akademinë Amerikane të Dramës Muzikore në Los Anxhelos. Megjithatë, për shkak të largësisë me familjen dhe miqtë e mi dhe kostot e tepërta të studimit, vendosa të kthehem në Gjermani për të studiuar teatër dhe film në Mynih. Në Mynih interpretova në disa muzikalë dhe isha rregullisht në skenë të Teatrit prestigjioz siç është „Residenztheater“ për dy vite radhazi. Unë aty krijova bazën e performancës në aktrim, këndim dhe gjithashtu jam marrë me shkrim e këngëve rregullisht. Megjithatë, vetëm pasi u transferova në Berlin, fillova të punoj në muzikën time.

Fortesa

Albora.ch: Ju përgëzojë për albumin tuaj. Na flisni për albumin, sa këngë përmban, tematika e tyre?

Fortesa: Faleminderit për urimet dhe faleminderit për mundësinë për të folur për EP-në time (album i vogël): EP-ja përbëhet prej 5 këngëve. Më parë kam nxjerr 2 këngë prej tyre si prezantim Siç thotë tashmë titulli ,,Is This Love”. Në Albumin tim bëhet fjalë për pyetjen “A është kjo dashuria?”. Veprimet tona janë gjithmonë të motivuara nga një burim frike ose dashurie: unë shpreh në këngët e mia mënyrën për të reflektuar mbi tema që luajnë një rol të madh sidomos në dashurinë romantike; Ndjenja të braktisjes, varësisë, dëshirës dhe mallit, gjithmonë përmes pyetjes: nëse kjo është vërtet dashuria. Këngët në fakt përfaqësojnë një proces të kërkimit të dashurisë brenda vetes, ndaj vetës, i cili fillon përmes gjetjes së dashurisë nga jashtë.

Fortesa

Albora.ch:  Cilët janë bashkëpunëtorët tuaj që keni punuar në album?

Fortesa: Kam punuar me disa këngëtarë, kompozitorë dhe producentë të talentuar, të cilët, si unë, e kanë nisur karrierën e tyre muzikore në Berlin. Mes tyre edhe artisti “Vullnet“ me origjinë shqiptare, i cili shkroi tekstin e këngës “I Keep Losin” me mua dhe që më qëndroi pranë si udhëzues me këshilla dhe propozime për vite me radhë. Artisti “LukeTheMan” që mbështeti vizionin tim për albumin që në fillim; Me të përfundova këngën time të parë profesionale : „Is This Love“. Artisti “Cuma” cili mund të kombinojë në mënyrë perfekte tinguj unikë që dëgjohet në “IWUTT”. Më pas ishte pianisti i talentuar Felix Unger, i cili krijoi me mua baladën “I Wonder”; “Frenchkiss” një këngëtar dhe producent shumë i talentuar në Gjermani krijoi beat për “Into The Daën” dhe „ProdByDopeMuse“ i cili është nga Rusia i dha prekjet e fundit albumit tim.

Albora.ch:  Këngët në albumin tuaj a kanë të bëjnë me jetën tuaj personale?

Fortesa: Po dhe jo. Përvojat dhe temat e mia personale luajnë patjetër një rol te madh, pasi këngët shprehin gjendje emocionale që edhe unë i kam përjetuar dhe ndjerë. Nga ana tjetër janë sigurisht disa situata të këngëve të mbidramatizuara që nuk i kam përjetuar në këtë formë, një burim i madh frymëzimi janë storje të jetës nga njerëz që i takoj dhe shoqëria.

Albora.ch:  Cili është qëllimi juaj në muzikë?

Fortesa: Për mua është e rëndësishme që të jem e lirë në krijimin e vizionit artistik. Synimi im është që të arrij sa më shumë njerëz me muzikën time, t’i frymëzoj ata të jenë mjaft të guximshëm për të krijuar rrugën e tyre, me një tingull origjinal dhe stilin e tyre dhe të mos presin që dikush t’i zbulojë; bëhuni vetë aktiv dhe mbani gjithmonë në mendje vizionin tuaj!

Albora.ch:  Sa është vështirë që të jeni pjesë e skenës së muzikës në Gjermani?

Fortesa: Është e vështirë për mua sepse këndoj ne gjuhen angleze në Gjermani; Unë e shoh veten më shumë si një artiste ndërkombëtare. Shumica e kompanive të mëdha në Gjermani duan artistë që këndojnë gjermanisht, kështu që unë kam bërë gjithçka në mënyrë të pavarur deri më tani pa menaxhim dhe pa label.

Albora.ch:  Cili/a është këngëtari apo këngëtarja që mendoni se është më e mira e muzikës botërore dhe asaj shqipe?

Fortesa: Unë jam një fans i madh i muzikës së viteve ’80 dhe ’90, kështu që për mua artistët kryesorë mbeten emra të mëdhenj si Michael Jackson dhe Mariah Carey; Artistët e mi të preferuar të brezit aktual janë Lana del Rey dhe The Weeknd. Artistja ime e preferuar e skenës shqiptare që nga fëmijëria ime ka qenë Adelina Ismaili, me frymëzon me origjinalitetin dhe guximin që ka pasur si artiste, dhe të thyej shume tema tabu, të asaj kohe.

Albora.ch:  Cili do të ishte udhëtimi më i bukur i jetës suaj, dhe cilin këngëtar botëror do dëshiroje të takoje?

Fortesa: Udhëtimi më i mirë i jetës sime do të ishte një udhëtim në të gjithë Amerikën e Jugut me një ndalesë në Machu Picchu në Peru, pasi ky është një vend shumë shpirtëror dhe kombi Inca jetonte atje.

Do të doja të njohja apo të takoja personalisht me Lana del Rey. Ajo është një person me të cilin do të doja të isha mike dhe një artiste nga e cila mund të mësohet shumë.

Albora.ch: Më shumë pëlqeni Rita Ora, Dua Lipa, apo Bebe Rexha?        

Fortesa: Të trijat janë pikërisht në vendin e merituar me punën dhe talentin e tyre, por unë mund të identifikohem më së shumti me Dua-n, jemi të një brezi dhe mund të them që kemi ndikime të ngjashme. Gjithashtu më pëlqen zëri i saj i thellë dhe voluminoz. Para se gjithash ajo është padyshim artistja ime më e preferuara e genre-it POP. “

Marketing