Ukraina nuk u dorëzua dhe do të triumfojë përballë forcave ushtarake ruse dhe “terrorit” rus, tha në një deklaratë sot presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky , në prag të përvjetorit të parë të pushtimit rus të vendit të tij.

Marketing

“Nuk u përkulëm, kaluam shumë sprova dhe do të triumfojmë. Ne do të kërkojmë llogari nga të gjithë ata që sollën këtë të keqe, këtë luftë në tokën tonë.

Gjithë terrorizmi, të gjitha vrasjet, të gjitha torturat, të gjitha plaçkitjet”, tha ai në një mesazh të publikuar në rrjetet sociale.

Rusia ka zgjedhur “rrugën e vrasësit, rrugën e terroristit, rrugën e torturuesit, rrugën e grabitësit” duke nisur këtë luftë dhe kjo “zgjedhje shtetërore” kërkon “përgjegjësi shtetërore për terrorizmin e kryer”.

Albora.ch

Marketing