Me siguri e dini që mishi do të jetë më i shijshmi nëse marinohet, por e rëndësishme është edhe forca e zjarrit që të mos ju digjen burgerët dhe qebapët apo të shkatërrohen krahët e pulës.

Marketing

Dashamirët e kuzhinës nga Good Housekeeping vendosën të kontrollojnë se sa i fortë duhet të jetë zjarri i Barbecues në mënyrë që të shmangin mishin e djegur, i cili shpesh është i papërpunuar brenda. Ata rekomandojnë një mënyrë të thjeshtë për të kontrolluar.

Pas disa testeve, ata arritën në përfundimin se duhet të vendosni dorën mbi zjarr, deri në 15 cm, kur mendoni se është gati për barbekju. Më pas matni në sekonda për sa kohë keni arritur ta mbani pëllëmbën tuaj mbi zjarr para se të fillojë t’ju shqetësojë dhe zbuloni nëse është shumë e dobët apo shumë e fortë.

Sipas rekomandimeve të tyre, nëse e mbani dorën vetëm dy sekonda, zjarri është i fortë. Nëse qëndroni për tre deri në katër sekonda, është zjarr mesatar deri në të fortë, dhe pesë deri në gjashtë sekonda është me forcë mesatare. Pastaj, shtatë deri në tetë sekonda do të thotë se është një zjarr më i dobët, dhe më shumë se kaq nuk është i mirë për pjekje, shkruan tportal dhe transmeton N1 Zagreb.

Marketing