Një tjetër “goditje” vjen për Shakirën pas ndarjes nga futbollisti, Gerard Pique. Diva e muzikës, Jennifer Lopez ka deklaruar se ishte ideja më e keqe për të bashkëpunuar në skenë me kolegen e saj, Shakirën.

Marketing

Dokumentari “Halftime”, i cili tregon historinë se si u përgatit për paraqitjen e saj në pjesën e parë të Super Bowl me këngëtaren kolumbiane, u prezantua në hapjen e Festivalit të Filmit “Tribeca” në Nju Jork. Në këtë dokumentar u bë edhe ky zbulim i papritur.

Edhe pse të dy këngëtaret i mahnitën dhe emocionuan të gjithë ata që panë performancën e tyre të përbashkët, Lopez vuri në dukje se ajo mendonte se nuk ishte një ide e mirë të bëheshin bashkë dy protagoniste në skenë në shfaqjen “NFL”.

“Ishte ideja më e keqe në botë që dy persona të luanin në Super Bowl. Ishte ideja më e keqe në botë !”, shprehet ajo në një pjesë të dokumentarit, por jo sepse ndau skenën me Shakirën, por sepse u zgjodhën dy yje të mëdhenj latinë.

Kujojmë që Jennifer Lopez dhe Shakira u përqafuan në fund të performancës, e cila u zhvillua në stadiumin Hard Rock në Miami në shkurt 2020, Lopez nuk u ndje aq mirë sa duhej të merrte pjesë, dhe zhgënjimi i saj u pasqyrua në dokumentar. Edhe menaxheri i saj theksoi acarimin e këngëtares. “Ishte fyese të mendosh se duhen dy latinë për të bërë punën që një artist ka bërë historikisht.” /abcnews.al

Marketing