Shqiptari Ermal Qose, u gjet i vdekur nga zjarrfikësit në Angli vdiq si pasojë e zjarrit në një fermë kanabisi me një garazh, raporton Daly Mail.

Marketing

35 vjeçari u bllokua aty, dhe më pas u gjet nga zjarrfikësit në Clapton, në Lindjen e Londrës, pasditen e natës së Vitit të Ri.

Ai u dërgua në spital, por vdiq dy ditë më vonë, raporton

Kryedetektivi Mark Rogers, i Policisë Metropolitane, tha se “Ermali humbi jetën tragjikisht duke qenë i bllokuar brenda garazhit të mbyllur që përdorej për kultivimin e kanabisit kur shpërtheu zjarri”.

“Ky është tani një hetim i vrasjes nga pakujdesia dhe megjithëse oficerët kanë folur me një numër banorësh lokalë, unë dua të dëgjoj nga anëtarët e publikut që ishin në zonë në natën e Vitit të Ri ose që kanë parë njerëz që vinin e shkonin nga garazhi.”

Një 26-vjeçar u arrestua të premten nën dyshimin për vrasje me paramendim.

Policët po bëjnë apel për informacion nga publiku. /albora.ch/

Marketing