Shqipëria sërish ka regjistruar shifra të larta të të infektuarve me COVID përgjatë 24 orëve të fundit, ku kanë rezultuar të prekur 962 qytetarë.

Marketing

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë 6,189 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 33 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2, një 84-vjeçare nga Tirana.

Janë shëruar 416 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 277,992 që nga fillimi i epidemisë.

Që prej fillimit të coronavirusit në Shqipëri janë regjistruar 287,694 të infektuar, ndërsa 277,992 janë shëruar. Kurse 3,513 persona nuk kanë mundur dot t’i mbijetojnë armikut të padukshëm.

Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga Covid19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin antiCovid, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror.

Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSH apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese.

Marketing