Në një video të publikuar nëpër rrjete sociale shihet një burrë nga Bosnja dhe Hercegovina që jeton në Zvicër dhe një zviceran të nervozuar.

Marketing

Sipas mediave në Bosnjë, bëhet fjalë për imazhe në të cilat një zviceran dyshohet se sulmon një boshnjak që ishte duke pjekur qengjin në oborr.

Kjo situatë ka shkaktuar reagime nëpër rrjetet sociale.

Gjegjësisht, një burrë i quajtur Dean dhe duke gjykuar nga komentet, me origjinë nga BeH, po piqte një qengj në hell në oborr, kur iu afrua një zviceran i zemëruar i cili mbante një lloj arme dhe një fikës zjarri në duar.

“Ti e di se është e ndaluar”, supozohet të ketë bërtitur zvicerani dhe Dean menjëherë thirri policinë.

Ndërkohë që ai po i shpjegonte policëve se ku duhet të vinin, zvicerani aktivizoi zjarrfikësin dhe e “tundi” mbi qengjin.

Marketing