Danimarka dhe Suedia kanë ftuar ambasadorët rusë për bisedime pasi një aeroplan spiun rus dhunoi hapësirën ajrore të të dy vendeve, njoftuan qeveritë e këtyre vendeve më 1 maj.

Marketing

Zyrtarët thanë se avioni hyri në hapësirën ajrore daneze në mbrëmjen e 29 prillit, në lindje të ishullit Baltik të Bornholm, përpara se të fluturonte në hapësirën ajrore suedeze.

“Ambasadori rus u ftua në Ministrinë e Punëve të Jashtme nesër (2 maj)”, njoftoi ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod në Tëitter.

“Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe veçanërisht shqetësuese në situatën aktuale”, shtoi ai.

Ministria e Punëve të Jashtme suedeze njoftoi gjithashtu se ambasadori rus do të ftohet për bisedime.

Ministri suedez i Mbrojtjes Peter Hultqvist i tha radios shtetërore suedeze se shkeljet e hapësirës ajrore ishin “të papranueshme” dhe “joprofesionale”.

Në një incident të ngjashëm në fillim të marsit, katër avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën ajrore suedeze mbi Detin Baltik.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës më shumë se dy muaj më parë, ka pasur një debat intensiv në Suedi, si dhe në Finlandën fqinje, rreth anëtarësimit të këtyre vendeve në NATO.

Danimarka është tashmë një anëtare e aleancës ushtarake perëndimore.

Ministri suedez i Mbrojtjes tha për gazetën “Dagens Nyheter” se nuk ka asnjë provë që shkelja e hapësirës ajrore të ketë lidhje me bisedimet aktuale për hyrjen e mundshme të atij vendi në NATO.

Marketing