Ambasada e Kosovës në Berlin të Gjermanisë ka bërë të ditur se patent shoferët e qytetarëve të Kosovës në Gjermani kanë nisur të konvertohen.

Marketing

Përmes një njoftimi, ambasada ka bërë të ditur se tani kosovarët që jetojnë në Gjermani mund të aplikojnë për konvertimin e patent shoferëve të tyre në vendet ku jetojnë, transmeton albora.ch.

 “Pas votimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve (në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022) dhe hyrjes së saj në fuqi, tashmë ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve nëpër landet gjermane. Të gjithë të interesuarit për konvertimin e patentë shoferëve mund të fillojnë me procesin e aplikimit të konvertimit në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë, përkatësisht në qendrat përgjegjëse tek institucionet gjermane”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Po ashtu, sipas ambasadës, shumë shpejt do të mundësohet edhe verifikimi i validitetitit të patentë shoferëve në të gjitha misionet konsullore të Kosovës në Gjermani./albora.ch/

Marketing