Në Gjenevë, të rinjtë nga kampi kuq-jeshile nisën sot një iniciativë kushtetuese kantonale që bën thirrje për transport publik falas për të gjithë.

Fondet për realizimin e projektit duhet të vijnë nga një shpërndarje më e drejtë e normës tatimore të tatimpaguesve, transmeton albora.ch.

Projekte të ngjashme kanë filluar tashmë në kantone të tjera, si Vaud, Fribourg dhe Neuchâtel. Komiteti iniciativ theksoi se transporti individual është përgjegjës për një pjesë të madhe të emetimeve të gazrave serrë të Zvicrës, me një përqindje të vlerësuar prej 30%. “Në transportin individual, makina është 28 herë më ndotëse se transporti publik”, lind nevoja për të favorizuar këtë të fundit, theksuan folësit.

Marketing

Nisma kërkon gjithashtu një forcimin e performancës së kompanisë së transportit publik të Gjenevës përveç bërjes së shërbimit falas. Synimi është që të gjithë popullata të përfitojë nga kjo mundësi dhe në të njëjtën kohë të mbajë të pandryshuara pagat dhe kushtet e punës për stafin e TPG-së.

Një shërbim i ri publik falas do t’ua lehtësonte jetën shumë njerëzve, veçanërisht familjeve, studentëve dhe të moshuarve, nënvizojnë nismëtarët.

Përdorimi i mjeteve të TPG-së pa pasur nevojë të paguante biletën do të lejonte një pjesë të tërë të popullsisë të shkonte në punë, shkollë ose pazar pa u rënduar shumë në çantë.

Për komitetin nismëtar, ka ardhur edhe koha që “të merren seriozisht shenjat paralajmëruese mjedisore”, duke vendosur në të njëjtën kohë një politikë lëvizshmërie që “kujdeset për një cilësi të mirë jetese” për të gjithë.

Promovuesit duhet të mbledhin 8157 nënshkrime të vlefshme në mënyrë që projekti i tyre të hidhet në votim popullor./ALBORA.CH/

Lexo edhe:

ZVICËR- Më pak aksidente fatale në rrugë
Marketing