Sot në Hagë ka nisur gjykimi ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.

Marketing

Ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, gjatë luftës në Kosovë në vitet 1998/99.

Ata ndodhen në qendrën e paraburgimit në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.

Në paraqitjet e tyre para gjykatësit të procedurës paraprake ata janë deklaruar të pafajshëm.

Aktakuza ndaj tyre ishte konfirmuar në nëntor të vitit 2020 për t’u ndryshuar pastaj më 3 shtator 2021, 29 prill dhe 30 shtator 2022.

Ndërsa versioni i aktakuzës me më pak redaktime, e cila është në fuqi aktualisht, u dorëzua në shkurt të këtij viti.

Gjatë ditës së sotme, Zyra e Prokurorit të Specializuar do të paraqesë deklaratën hyrëse dhe për këtë i ka në dispozicion 5 orë.Reklama

Pas kësaj, është mbrojtësi i viktimave që do të bëjë deklaratën hyrëse, e cila pritet të zgjasë deri në 45 minuta.

Krejt këto pritet të përfundojnë të mërkurën, më 5 prill, ndërsa paraqitja e provave do të fillojë një javë më vonë me thirrjen e dëshmitarëve të prokurorisë.

Prokurori i Speciales: Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin kompetenca brenda UÇK-së për të kryer krime

Në Hagë është duke vazhduar gjykimi ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Prokurori i Speciales, Matthew Hallin në deklarimin e tij potencoi se, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi kishin kompetenca brenda UÇK-së, që të kryejnë krime.

“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi kishin kompetenca për të kryer krime”, theksoi ai.

Prokurori duke folur për historinë e themelimit të UÇK-së, tha se struktura e ushtrisë ishte në kundërshtim me qasjen e LDK-së, me kryetarin e atëhershëm të LDK-së, Ibrahim Rugova.

Mes tjerash, ai tha se UÇK përmes Adem Jasharit kishte filluar të sulmojë forcat serbe rreth vitit 1999.

Marketing