Pasioni i saj për muzikën u vërejt që në moshën 4-vjeçare, kur nisi të bëhej pjesë e koreve të ndryshme të shkollës në Suedi

Marketing

Vetëm 10 vjeç, Dafina mori pjesë në një festival për fëmijë në Suedi me një këngë anglisht, të cilën e kishte shkruajtur vetë.

Dafi 16-vjeçare u kthye në Kosovë me pak fjalë dhe pa bujë, por u bë kryefjala e vendit kur dhuroi hite pas hitesh dhe mori vlerësimin maksimal të publikut për talentin e punën e palodhur

Ajo u bë pjesë e TOP listave të televizioneve e radiove lokale, duke kryesuar në shumicën e rasteve. Pjesëmarrjet në skenë dhe projektet e panumërta muzikore, e kanë mbajtur Dafin gjithmonë pranë fansave

Mes dhjetëra këngëve, Dafina numëron katër albume:
“Knockdown” (2008), “Just Me” (2011), “King Ep” (2017) dhe “Dafinë Moj” (2021)

Këngëtarja po përgatit albumin e saj të pestë që do të titullohet “Une Jom Ajo”, për të cilin njoftoj se do të shtyhet për shkak të disa rregullimeve të fundit, që do të reflektojnë gjendjen e saj shpirtërore

Diva e muzikës shqiptare është shpeshherë forca e femrave të vendit, me motivimin që jep për secilën në tekstet e saj të këngëve!

Ajo ka lindur më 14 Prill të vitit 1989 dhe sot mbush 34 vjeç. Shumë urime për Dafinën.

Marketing