Pas një pauze të gjatë, këngëtarja me famë ndërkombëtare, Era Istrefi po rikthehet fuqishëm. Ajo pritet të sjellë së shpejti projektin e ri që mesa duket ka përfunduar. Të paktën këtë ka lënë të kuptohet përmes një videoje që ka publikuar në Instastory.

Marketing

Këngëtarja shihet në një avion privat teksa argëtohet me këngën e saj në sfond. Ajo ka zbuluar se kënga do të mbajë titullin “Bebe” dhe se po vjen shumë shpejt.

Ndryshe, Era mori famë përtej kufijve shqiptarë me super hitin e gjashtë viteve më parë “Bonbon”. /albora.ch/

Marketing