Nesër do të varroset 32-vjeçarja nga Kosova që dyshohet se u vra nga burri i saj në Zvicër. Varrimi i saj do të bëhet në varrezat e fshatit Shishman në Gjakovë.

Marketing

Lajmi për ditën e varrimit u bë nga familjarët e të ndjerës.

“Me dhimbje te madhe ju njoftojm se neser me dat 17.03.2022 ne ora 14:00 ne fshatit shishman do bëhet vorrimi i të ndjeres Besjana (Agron) Rama”, thuhet në njoftimin e familjarit.

Nëna e dy fëmijëve, dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj në banesën e saj në Rappersëil-Jona mbrëmjen e së shtunës.

Sipas policisë së kantonit St. Gallen, burri e thirri vetë policinë pak pas orës 3 të mëngjesit dhe tha se kishte plagosur rëndë gruan e tij. /albora.ch/

Lexo edhe:

Marketing