Autoritetet në Austri bëjnë me dije se të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në Alpe si pasojë e ortekëve.

Marketing

Rrëshqitje të sasive të mëdha të borës janë regjistruar kryesisht në zonat turistike malore, kjo për shkak të rritjes së menjëhershme të temperaturave.

Viktimat u raportuan në 3 incidente të ndryshme në rajonet e Vorarlbergut dhe Tirolit.

Autoritetet iu kanë bërë thirrje banorëve dhe turistëve të tregojnë kujdes pasi ka ende rrezik për rënie të tjerë ortekësh sidomos në pjesën perëndimore të vendit.

Marketing