Autoritetet ruse kanë vënë në pranga një nënë 33-vjeçare, e cila ka shitur foshnjën e saj të porsalindur për 2900 paund.

Marketing

Sipas gazetës britanike “Daily Mail” , 33-vjeçarja e paidentifikuar është banues në Dagestani në jug të Rusisë.

Mediet e huaja raportojnë se gruaja shiti foshnjën për të mbledhur para, pasi  me ato para donte të kryente një operacion plastik në hundë.

“Nëna e pamëshirshme nuk hezitoi të shiste djalin e saj pesë ditësh për të mbledhur 200 mijë rubla (2900 £)”, shkruan Daily Mail.

Gruaja ruse, e cila ndodhet në paraburgim, i kishte thënë një shoku se nuk donte ta mbante foshnjën kur ta lindte, pasi nuk kishte para. as shtëpi për t’i ofruar një jetë të mirë.

Siç raporton gazeta britanike “Daily Mail” , 33-vjeçarja ka arritur të gjejë një çift për të “shitur” djalin e saj, vetëm pesë ditë pas lindjes së tij.

“Nëna biologjike donte ta linte fëmijën në spital, për shkak të pamundësisë ekonomike për te rritur”, tha gruaja, e cila birësoi  foshnjën.

“Ajo nuk mund të siguronte një jetesë të mirë për fëmijën, kështu që unë e mora atë”, shtoi gruaja që birësoi foshnjës 5 ditëshe.

Gjithashtu gruaja që birësoi fëmijën tha se nëna biologjike i kishte thënë se kishte nevojë për operacionin e hundës, pasi kishte probleme me frymëmarrjen./abcnews.al/

Marketing