Oksana Suslenko nga Ukraina, nënë e dy fëmijëve, ka folur për përvojën e saj duke jetuar në bunker me djemtë Nikita 4-vjeç dhe Antryem, 11.

Marketing

Që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë, civilët janë detyruar që të strehohen nëpër bunkerë dhe strehimore të modifikuara.

Por këto hapësira çdo ditë e më shumë po shndërrohen në spitale, ku po trajtohen të plagosurit nga sulmet e ushtrisë ruse – që nuk po zgjedhin duke qëlluar gra, fëmijë e pleq.

Suslenko thotë se bashkëshorti i saj është një prej shumë ukrainasve që akoma po e mbron qytetin e rrethuar të Mariupolit.

“Gjithçka është keq, nuk ka ujë e ushqim, të gjithë janë të uritur dhe të papastër pasi prej ditësh nuk janë pastruar – nuk hanë – nuk kanë asgjë për të ngrënë sikur civilët ashtu edhe ushtarët ukrainas”, tha ajo.

“Ka shumë trupa të pajetë nëpër rrugë, ata thjesht po i varrosin edhe në oborret e shtëpisë”, shtoi ukrainasja e cila i kërkoi djemve t’i tregojnë gazetarit të Sky News se babai i tyre është një hero që po e mbron vendin.

Marketing