Këshilli Federal  zviceran ka miratuar sanksionet kundër Rusisë nga BE.

Marketing

“Ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë në të ardhmen,” tha Erwin Bollinger, Shef i Marrëdhënieve Ekonomike Dypalëshe, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike Seco.

“Fondet që janë ngrirë nuk shpronësohen nga personat e interesuar. Jo çdo rus që ka para në Zvicër është i sanksionuar. Rreth 7.5 miliardë franga janë bllokuar nga sanksionet kundër Rusisë. Më shumë se pothuajse çdo vend tjetër në botë është bllokuar” u tha në konferencë.

BE-ja dëshiron të dërgojë një paketë tjetër sanksionesh për konsultim. Këtu duhet të përfshihet edhe importi i qymyrit nga Rusia, por a do të merr pjesë edhe Zvicra në këtë?

“Ne jemi duke shqyrtuar paketën e pestë të sanksioneve të BE-së, por nuk mund të them më shumë për të,” thotë Erwin Bollinger, Ambasador, Shef i Marrëdhënieve Ekonomike Dypalëshe, Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike Seco./albora.ch/

Marketing