Ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier ka reaguar pas votimit të djeshëm të Blerim Isufajt për kryeprokuror të shtetit nga Këshilli prokurorial i Kosovës.

Marketing

Hovenier ka thënë se përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së kanë qenë të ftuar të marrin pjesë në procedurën e përzgjedhjes, por se prania e zyrtarëve amerikanë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo procedurës.

Hovenier në postimin e tij ka thënë se fakti që anëtarët e KPK-së nuk i kanë përfillur ankesat legjitmime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues është në kundërshtim me standartet.

Ai thekson se SHBA-të s’kanë pasur ndonjë kandidat të preferuar dhe as s’kanë gjykuar kualifikimet e kandidatëve, ndërsa thekson se Ambasada e SHBA-së është “e shqetësuar më mënyrën se si KPK-ja ka proceduar dhe thotë se veprime të tilla kanë dëmtuar besimin e publikut kosovar dhe të SHBA-së në KPK-në si institucion publik.

“Përfaqësuesit ndërkombëtarë, përfshirë anëtarët e Ambasadës së SHBA-së, janë ftuan të marrin pjesë në procedurën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) më 6 prill për të zgjedhur kryeprokurorin e ardhshëm të shtetit. Prania jonë si vëzhgues nuk duhet të konsiderohet si miratim i procesit apo i procedurës. Disa herë Shtetet e Bashkuara shprehën pritshmëri për procesin e përzgjedhjes së kryeprokurorit të ardhshëm të shtetit, të cilat ne besojmë se i kanë edhe qytetarët e Kosovës: të jetë i drejtë, objektiv, transparent dhe i bazuar në merita. Fakti që anëtarët e KPK-së i shpërfillën ankesat legjitime dhe rekomandimet e panelit shqyrtues bien ndesh me atë standard. Shtetet e Bashkuara nuk kanë pasur kandidat të preferuar dhe as nuk kemi gjykuar kualifikimet e kandidatëve individualë. Jemi të shqetësuar se mënyra se si KPK i ka zhvilluar këto procedura ka dëmtuar besimin e kosovarëve. publikut dhe besimit tonë në KPK si institucion publik”, ka thënë Hovenier.

Marketing