Dy të rinjtë shqiptarë, të moshave 24 dhe 30 vjeç, e kishin  të mbledhur mendjen kur po hynin në shtëpinë e një italiani për ta vjedhur. ‘Viktima’ e tij ishte në sallën e lindjes pasi gruaja e tij do të sillte në jetë fëmijën.

Marketing

Por edhe pse priste të bëhej baba italiani  nuk ka hequr dorë së kontrolluari telefonin ku edhe ka kapur mat hajdutët. Ai sheh në celular hajdutët teksa përpiqen të hyjnë në shtëpinë e tij.

Policia u kontaktua nga babai i ardhshëm, i cili kishte parë nga smartfoni i tij, i lidhur me kamerat e vëzhgimit në shtëpi, dy burra me çorape në duar të veshur si doreza, teksa rrotullonin kamerën mbi derën e hyrjes. Në vendngjarje kanë mbërritur me urgjencë uniformat blu.

Kur të dy shqiptarët panë policët, ia mbathën për në pyll por në fund u prangosën.

Marketing