Një protestë paqësore ka ndodhur ditën e sotme në Bellizonë, ku një grup i madh njerëzish kanë dale në rrugë për të thënë “jo” masave anti-covid.

Marketing

Ata protestuan në Piazza della “Foca në Bellinzona”, për masat e reja të vendosura nga Këshilli i Shtetit për t’u përballur me pandeminë, raporton TicinoNews, përcjellë albora.ch.

Të pranishmit kritikuan detyrimin për të mbajtur maskë në shkollat fillore, një rregull që do të hyjë në fuqi nga e hëna. Gjatë protestës të organizuar, u shfaqën postera dhe slogane si “Duart larg fëmijëve!”, “Është koha për të thënë mjaft!” dhe “Në shkollë po, por jo kështu”, transmeton albora.ch.

Demonstrata u zhvillua paqësisht, nën vëzhgim të Policisë. Ndërkohë në formë demonstrate, asnjë nga demonstruesit nuk e mbajti maskën, gjatë protestës. /albora.ch/

Marketing