Ministri i punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se nga bashkëpunimi i Qeverisë së Kosovës me atë të Shqipërisë u bë i mundur riatdhesimi i 13 personave në mesin e tyre edhe dy kosovarë.

Marketing

Sveçla thotë se kjo u bë e mundur si vazhdimësi e angazhimit të ekzekutivit kosovarë për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019.

“Si Qeveri e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë sot kthyem dy shtetas tanë nga zonat e konfliktit në Siri. Kjo është vazhdimësi e angazhimit të Qeverisë së Kosovës për rikthimin dhe riintegrimin e qytetarëve tanë që ka filluar nga viti 2019”.

Tutje, Sveçla për shkak të ndjeshmërinë e këtij procesi, ka kërkuar mirëkuptim dhe respektim të privatësisë së të kthyerve dhe familjarëve të tyre.

Marketing