Dua Lipa dhe Harry Styles janë shpallur “muzikantët më punëtorë” të Britanisë në vitin 2022.

Marketing

Ikonat e pop-it, kanë ndarë vendin nr.1 në një tabelë të muzikantëve më të zellshëm në Mbretërinë e Bashkuar. Këngëtari “As It Was”, 28 vjeç, dhe këngëtarja “Levitating”, 27 vjeçe, kryen nga 71 shfaqje secili në vitin 2022.

Styles dhe Lipa ishin vetëm disa koncerte përpara muzikantit veteran Sir Elton John, 75 vjeç, i cili performoi 65 herë në turneun e tij Farewell Yellow Brick Road dhe mori vendin nr.3. 

Ed Sheeran doli në vendin e katërt me 63 shfaqje, ndërsa ish shoku i grupit të Styles në One Direction, Louis Tomlinson ishte në vendin e pestë me 57 koncerte.

 Legjenda e muzikës, Sir Rod Stewart, 77 vjeç, gjithashtu hyri në listë, e cila u përpilua nga firma e analistëve të muzikës amerikane, Pollstar.

 26 shfaqjet e tij e vendosin atë në vendin e 14-të.

Marketing