Një furnizues i energjisë në Britani të Madhe ka kërkuar falje për këshillën “e gabuar dhe pa efekt” që ua ka dhënë klientëve që t’i përkëdhelin kafshët e tyre shtëpiake dhe të ushtrojnë për të kursyer energjinë që duhet shpenzuar për ngrohje.

Marketing

SSE pati sugjeruar 10 “këshilla të thjeshta e efikase për të ruajtur nxehtësinë këtë dimër”, sipas “Financial Times”, që raportoi e para. Ngrënia e tërshërës, kërcimi e ledhatimi i kafshëve dhe përqafimi i tyre ishin ndër rekomandimet, që tashmë janë fshirë.

Në një deklaratë për CNN-in, një zëdhënës i kompanisë ka kërkuar falje për këshillat që s’kanë kryer punë.

“Jemi duke punuar shumë që të gjejmë zgjidhjen e duhur për këtë krizë energjetike dhe e dimë se përmbajtja jonë në atë njoftim ishte e gabuar dhe pa efekt. Na vjen keq dhe kërkojmë sinqerisht falje”, ka thënë ai.

Britania e Madhe, si pjesa tjetër e Evropës, është përballur me ngritje të çmimit të energjisë elektrike për shkak të krizës globale./albora.ch/

Marketing