Kosova edhe një herë ka treguar se është vend mik i Turqisë derisa i doli në ndihmë pas termeteve shkatërruëse që goditën Turqinë dy javë më parë.

Marketing

Një grup ushtarësh nga Forca e Sigurisë së Kosovës, morën pjesë në operacionin e kërkim-shpëtimit në Turqi dhe pas kthimit në Kosova ata u priten si heronjë derisa u dekoruan edhe nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

Presidentja Vjosa Osmani, ka thënë FSK-ja ka dëshmuar se jo vetëm që është e gatshme t’i mbrojë kufijtë e Kosovës por edhe t’u dalë në ndihmë shteteve, shkruan Albora.ch.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe ushatrët e FSK-së

“Ushtarakët tanë janë përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit duke punuar pa ndërprerë për t’i gjetur të mbijetuarit dhe për tu ofruar ndihmë të plagosurve”.

“Përpjekjet humanitare të ushtrisë sonë jo vetëm që i kanë ndihmuar njerëzit tanë por gjithashtu kanë dëshmuar kapacitetet e shtetit tonë për t’u dalë në ndihmë miqve. Veprimet e tyre kanë treguar se ushtria jo vetëm që është e aftë të mbrojë kombin tonë ndaj kërcënimeve të jashtme por gjithashtu është e përkushtuar për t’i ofruar mbështetje edhe kombeve mike”, kishte deklaruar Osmani.

Ndërsa, ambasadori i Turqisë në Kosovë, falënderoi autoritetet kosovare për ndihmën e dalë pas tërmetit në shtetin e tij.

“U jemi mirënjohës popullit të Kosovës për ndihmën e ofruar popullit tonë. Ky akt tregon se miqësia jonë është e fuqishme dhe solide, prandaj ju falënderoj të gjithëve”, tha ambasadori turk në Kosovë.

Një ndihmë tjetër ndihmë Turqisë i kishte shkuar edhe nga një grup tjetë nga Kosova të cilë më angazhimin e tyre treguan heroizëm por edhe shpetuan jetë.

Pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ishin kthyer ditë më parë në Prishtinë pas disa ditëve qëndrimi në Hatay të Türkiyes, atje ku shkuan për të ndihmuar të prekurit nga tërmetet shkatërruese të 6 shkurtit.

Gjashtë pjesëtarët e shoqatës vullnetare ishin pritur nga familjarët e tyre në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ndërsa po ashtu për t’i respektuar për punën humane që bënë në Türkiye në pritjen e tyre kishte marrë pjesë edhe ambasadori i ri i Türkiyes në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, i cili u ndau dhurata dhe buqeta me lule pjesëtarëve të shoqatës.

“Fillimisht dua t’i falënderoj shumë. Në këtë kohë të vështirë, miku dhe vëllai ynë, Kosova, ka zgjatur dorën e ndihmës. Është një ndihmë shumë e vlefshme, si morale ashtu edhe materiale për ne. Si ekip i kërkim-shpëtimit të Kosovës, ata punuan në terren në kushte shumë të vështira. Ata nxorën të gjallë dy persona, njëri është një fëmijë 3-vjeç. Unë i falënderoj ata. Këtu dera jonë është e hapur për të gjithë ata dhe familjet e tyre”, tha ambasadori Angılı.

Pjesëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim

Pas përqafimeve dhe takimit me familjarët e tyre, sekretari i shoqatës, Ilir Gaxha, tha se në Türkiye nuk ka pasur “uniformë në botë që nuk ka qenë e pranishme gjatë intervenimeve”.

Gaxha pas arritjes në Prishtinë tha se uron që shoqatës së tyre vullnetare t’u bashkëngjiten të rinj dhe të reja që ta vazhdojnë “këtë mision të shenjtë kudo ku ka nevojë në botë”.

“Kemi dëshmuar që jemi popull i vogël, por me zemër të madhe dhe mund të japim shumë. Jemi krenuar me vendin që e kemi përfaqësuar dhe faleminderit për mbështetjen”, tha Gaxha, shkruan Albora.ch.

Fanol Shala, pjesëtar i shoqatës, me emocion foli për punën e tyre në Hatay. Ai tha se grupi i tij përpos që ka nxjerrë disa trupa të pajetë nga rrënojat, kanë pasur rastin të asistojnë në shpëtimin e një vajze 26-vjeçare si dhe të shpëtojnë një vajzë 3-vjeçare.

Momenti kur një vajzë tre vjeçare shpetohet e gjallë:

Në koordinim me Ambasadën e Türkiyes në Kosovë, pjesëtarët e Shoqatës për Kërkim dhe Shpëtim qëndruan në Hatay nga 9 shkurti deri javën e kaluar kur edhe u kthyen në Kosovë.

Sipas shifrave të fundit nga Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave e Türkiyes (AFAD), numri i të vdekurve nga dy tërmetet e javës së kaluar që goditën pjesën jugore të Türkiyes është rritur 42 mijë e 310 viktima.

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë goditën edhe dhjetë provinca të tjera, respektivisht provincat Adana, Adımay, Diyarbakır, Hatay, Gaziantep, Malatya, Kilis, Osmaniye, Elaziğ dhe Şanlıurfa, ndërsa u prekën mbi 13 milionë njerëz.

AFAD njoftoi se në zonën e tërmetit ekipet ngritën gjithsej 301 mijë e 289 tenda dhe 6 mijë e 375 kontejnerë që u dërguan nga ministritë dhe institucionet përkatëse, si dhe nga vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare.

Më tej, tha se gjithsej 14 mijë e 740 personel vendas dhe ndërkombëtar i kërkim-shpëtimit janë duke punuar aktualisht në terren.

Gjithsej 698 mijë e 244 persona kanë marrë mbështetje psikosociale, me 497 mijë e 93 në zonën e tërmetit dhe 201 mijë e 151 jashtë zonës së tërmetit.

Albora.ch

Marketing