Një autobus kosovar me 12 pasagjerë është inspektuar nga organet austriake, shkruajnë mediat austriake, përcjell Albora.ch.

Marketing

Autobusi ka udhëtuar  nga Podujeva (Kosovë) për në Linz.

Gjatë inspektimit të gjendjes teknike të autobusit u zbulua se freni i shërbimit nuk funksiononte siç duhet.

Gjatë kontrollit të kohës së lëvizjes dhe pushimit të dy drejtuesve të autobusit, përsëri u konstatua se nuk po respektoheshin rregullat.

 Dy drejtuesit e mjeteve kishin qenë tashmë në rrugë për 27 orë pa pushim.

Ndërkaq, këtij autobusit i janë marr targat nga organet në Austri.

Marketing