Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë se retorika bërthamore e presidentit rus, Vladimir Putin është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme, raporton The Guardian.

Marketing

Stoltenberg tha se “kjo është retorikë e rrezikshme”, duke komentuar urdhrin e Putinit për t’i vendosur në gatishmëri të lartë forcat e parandalimit bërthamor.

Vënia në gatishmëri e forcave të parandalimit bërthamor, vjen pasi vendet udhëheqëse të NATO-s u bashkuan duke i vënë sanksione Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Mbetet të shihet se cilat janë kartat tjera të Putin i cili aktualisht në botë po krahasohet me Hitlerin./albora.ch/

Marketing