Elon Musk ka njoftuar se ka pezulluar përkohësisht marrëveshjen për blerjen e rrjetit social Twitter.

Marketing

Musk ka pohuar se pezullimi vije pas numrit të llogarive false ose “spam” në rrjet.

Ai tha se është në pritje të informacioneve që mund të dëshmojnë se më pak se 5% e përdoruesve të Twitter posedojnë llogari të rreme.

Sipas analistëve, Musk madje është duke kërkuar të rinegociojë çmimin e blerjes së rrjetit social, teksa ka qenë shumë i zënë duke u munduar të gjejë një zgjidhje për eliminimin e këtyre llogarive.

Me gjithë rënien e aksioneve të Twitter në tregun e mëngjesit, ai prapë se prapë nuk ka humbur interesin për blerjen e rrjetit.

Marrëveshja Twitter-Musk fillimisht ka qenë 44 miliardë dollarë, teksa mbetet të shihet nëse ky çmim do të pësojë rënie deri në ditën e blerjes./albora.ch/

Marketing