Demenca është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë dhe varësisë tek të moshuarit në mbarë botën, duke ndikuar në të menduarit dhe sjelljet me kalimin e moshës. Por, çka nëse mund ta ndalonit këtë sëmundje degjeneruese në fillimet e rrugës së saj?

Marketing

Një studim i parë në botë nga Universiteti i Australisë Jugore, mund ta bëjë këtë realitet pasi kërkimet e reja gjenetike tregojnë një lidhje të drejtpërdrejtë midis demencës dhe mungesës së vitaminës D, shkruan MedicalxPress.

Duke hetuar lidhjen midis vitaminës D, veçorive të neuroimazhit dhe rrezikut të demencës dhe goditjes në tru, studimi i ri zbuloi:

Nivelet e ulëta të vitaminës D u shoqëruan me vëllime më të ulëta të trurit dhe një rrezik në rritje të demencës dhe goditjes në tru.

Analizat gjenetike mbështetën një efekt shkakësor të mungesës së vitaminës D dhe demencës.

Në disa popullata deri në 17% të rasteve të demencës mund të parandalohen duke rritur të gjithë nivelet normale të vitaminës D (50 nmol/L).

Demenca është një sindromë kronike ose progresive që çon në përkeqësim të funksionit kognitiv.

Rreth 487,500 australianë jetojnë me demencë dhe është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në vend. Në nivel global, më shumë se 55 milionë njerëz kanë demencë me 10 milionë raste të reja të diagnostikuara çdo vit.

Ky studim u botua në ‘The American Journal of Clinical Nutrition’.

Marketing