Është folur prej kohësh se dy këngëtare shumë të njohura shqiptare, Dua Lipa dhe Rita Ora nuk kanë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën.

Marketing

Hatërmbetjet thuhet të kenë nisur në në fillimet e karrierës së Duas.

Por duket se akulli mes dy vajzave të famshme po thyhet. Motra e Ritës, Elena ka pozuar së fundi në krah të Duas.
Përveç kësaj, foton e publikuar në Instastory-n e saj, ajo e ka shoqëruar me disa fjalë mjaft të vecanta.

“Mbretëresha ime e bukur shqiptare, kaq krenare me ne, ne e drejtojmë botën”, ka shkruar Elena.

Një artikull i The Sun disa vite më parë pretendonte se në kohën kur Dua Lipa ishte në fillim të karrierës, kishte kërkuar ndihmë pikërisht nga motra e Ritës, Elena e cila punon për një kompani të muzikë, por ajo nuk e kishte ndihmuar. Në anën tjetër Dua mendonte se ajo nuk e ndihmoi sepse druhej që do t`i merrte famën Ritës, thanë atëherë burime për gazetën.
Marketing