“Sunny Hill Festival”, u mbajt në Parkun e Gërmisë, në Prishtinë, ku për katër netë performuan yje botërore dhe vendore.

Natën e tretë, ishin grupi “PINT”, ata që performuan para mijëra qytetarëve.

Marketing

“Semafori” nga Mc Kresha e Lyrical Son, u këndua njëzëri nga një publik i tërë.

Në momentin që u dëgjua në sfond tingujt e parë të këngës, publiku filloi të brohoriste e më pas duke e kënduar të gjithë.

Ky moment është publikuar në të gjitha rrjetet sociale duke u bërë virale.

Së fundi, një video nga një kënd tjetër e ka publikuar edhe faqja zyrtare e grupit “PINT”.

Marketing