Megjithëse lista e përbërësve në një birrë nuk përfshin sheqerin, ai formohet natyrshëm gjatë procesit të fermentimit të majave. Gastroenterologu Jonathan Kung thotë se “birra mund të shkaktojë shpejt rritje të sheqerit në gjak ose, nëse pihet me stomakun bosh, mund të shkaktojë një rritje të shpejtë të insulinës dhe të çojë në hipoglicemi”.

Marketing

Njerëzit që përpiqen të humbin peshë ose janë mbipeshë

Nëse dëshironi të humbni kilogramët e tepërt, duhet të qëndroni larg birrës. Birra ka 100 deri në 200 kalori, që duhet mbajtur parasysh.

Njerëzit që janë të ndjeshëm ndaj glutenit ose kanë një histori të sëmundjes celiac

Ata që nuk hanë gluten duhet të shmangin birrën sepse ajo mund të kontribuojë në problemet e tretjes në të ardhmen. “Birra shpesh përmban gluten, i cili mund të shkaktojë një përgjigje inflamatore në zorrët e shumë pacientëve, e cila rezulton me simptoma gastrointestinale”, thotë doktor Kung.

Njerëzit me një histori të sindromës së zorrës së irrituar

Problemet me stomakun mund të jenë shumë të pakëndshme, e dinë më së miri ata me sindromën e zorrës së irrituar. Dhe birra shkakton fryrje, gazra dhe ndonjëherë diarre, por edhe dhimbje stomaku.

Njerëzit me një histori të sëmundjes kronike të mëlçisë ose cirrozës

Nëse jeni diagnostikuar me sëmundje të mëlçisë ose cirrozë, shmangni birrën. “Kur alkooli metabolizohet në një mëlçi tashmë të irrituar, ai mund të përshpejtojë më tej dëmtimin e parenkimës së mëlçisë dhe në fund mund të rezultojë në një rënie të funksionit të mëlçisë”, shton Dr Kung.

Njerëzit që vuajnë nga urthi

Ju mund ta dini se parandalimi më i mirë i urthit është shmangia e ushqimeve të tharta dhe të yndyrshme, por kësaj liste duhet shtuar edhe birra. “Dihet se birra dobëson aftësinë për të mbyllur muskulin unazor të poshtëm të ezofagut, i cili ndan stomakun nga ezofagu, gjë që rezulton në kthimin e një sasie më të madhe të acidit në ezofag, gjë që në fund shkakton urth”, thotë doktori. 

Marketing