Marinela Shpati është shpallur “Miss Michigan America 2022”. Lajmi u bë i ditur nga vetë ajo, përmes disa fotografive që ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Marketing

Në llogarinë e saj në Instagram, Marinela ka falënderuar të gjithë për mbështetjen që ia kanë dhënë gjatë gjithë kësaj kohe, duke treguar se i është shumë mirënjohëse.

“Para së gjithash dua ta nis këtë postim duke falënderuar Zotin, sepse koha e tij është gjithmonë perfekte. Sepse ai ka bërë dhe vazhdon të bëjë gjëra të mahnitshme për mua!

Jam vërtet e nderuar që u zgjodha Mrs. Michigan America 2022. Faleminderit të gjithëve që besuat tek unë dhe që më dhatë mundësinë të ndaj zemrën time! Faleminderit Michigan që më zgjodhët mua për t’ju përfaqësuar! Jam përgjithmonë mirënjohëse. Zoti ju bekoftë”, ka shkruar bukuroshja shqiptare. /albora.ch/

Marketing