Marketing

Objektet e kujdesit shëndetësor po bëhen shënjestër e luftës, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë.

OBSH ka verifikuar 43 sulme në spitale dhe objekte mjekësore në Ukrainë dhe 46 në vende të tjera në botë, shkalla më e lartë ndonjëherë e sulmeve ndaj kujdesit shëndetësor, të cilat janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, raporton BBC.

Dr Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, thotë se sulmet “të papranueshme” ndaj kujdesit shëndetësor po “bëhen pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës”.

“Sistemi shëndetësor në Ukrainë po shkon në prag, po ecën jashtëzakonisht mirë, por duhet të mbështetet, duhet të forcohet, duhet t’i jepen mjetet bazë për të shpëtuar jetë”, tha ai.

Ryan u shpreh se ishte një sulm ndaj “të drejtave më themelore të njeriut” dhe kishte të bënte më shumë se me shkatërrimin e ndërtesave. “Ky ka të bëjë me shkatërrimin e shpresës”./albora.ch/

Marketing