Mijëra protestues mbushën rrugët e Amsterdamit të dielën, duke kundërshtuar masat e vendosura nga qeveria lidhur me Covid-19 dhe fushatën e vaksinimit. Derisa infeksionet me këtë virus shënuan një rekord të ri.

Marketing

Autoriteteve iu dhanë kompetencat e ndalimit dhe kërkimit në disa lokacione në gjithë qytetin dhe shumë furgona të policisë së trazirave patrulluan lagjet ku demonstruesit marshuan me pankarta dhe çadra të verdha, raporton dailymail, përcjellë albora.ch.

Protestat e rregullta kundër koronavirusit mbahen në gjithë vendin dhe tubimit të madh të së dielës iu bashkuan edhe fermerët që shkuan me makinë drejt kryeqytetit. Ata parkuan traktorë përgjatë Sheshit qendror të Muzeut.
Turma luajti muzikë, kishte slogane kundër qeverisë dhe më pas marshoi përgjatë rrugëve, duke bllokuar trafikun.

Holanda pati një nga bllokimet më të vështira të Evropës për një muaj deri në festat e fundvitit.
Mes opozitës në rritje të publikut, kryeministri Mark Rutte të premten njoftoi rihapjen e dyqaneve, parukierëve dhe palestrave, duke hequr pjesërisht një bllokim pavarësisht numrit rekord të rasteve të reja me Covid.

Qeveria e Rutte urdhëroi bllokimin në mes të dhjetorit pasi një valë e variantit Delta detyroi sistemin shëndetësor të anulonte të gjitha, përveç kujdesit më urgjent dhe u duk se rritja e rasteve të Omicron do ta mposhte atë./albora.ch/

Marketing