Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë që për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, vendosin shtetet anëtare të BE-së.

Marketing

“Ne e patëm mundësinë të diskutojmë për marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës dhe themi se Ballkani Perëndimor është një prioritet strategjik dhe mirëpresim fokusin e juaj për implementimin e reformave dhe ato në çështjet kyçe, siç është sundimi i ligjit dhe e kemi diskutuar edhe për liberalizimin e vizave.

“Kam dëgjuar argumentet me kujdes dhe e dini që shtetet anëtare të BE-së duhet të vendosin në këtë çështje. Angazhimi i fortë i Kosovës duhet të i fokusuar në përparimin e dialogut Prishtinë- Beograd jetë dialogu me Serbisë dhe të zbatohen të gjitha marrëveshjet”, tha Michel gjatë një konference të përbashkët për media me presidenten Vjosa Osmani.

Ndryshe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel po qëndron në Kosovë për vizitë zyrtare.

Sipas agjendës zyrtare të Michel, nga Kosova ai do të udhëtojë për në Maqedoninë e Veriut.

Para Kosovës ai qëndroi në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.

Marketing