Flamur R, 44 vjeçar nga fshti Ponoshec i Gjakovës, i cili shkaktoi tragjedinë në Gjermani duke vrarë dy djemtë e tij, ka plagosur bashkëshorten e pastaj edhe veten, është varrosur sot.

Marketing

Mediat raportojnë se ai është varrosur në fshatin e tij të lindjes në prani të familjarëve dhe të afërmve teksa për varrimin e dy djemve të tij 11 dhe 13 vjeç ende nuk dihet nëse është vendosur të varrosen në Gjermani apo të sillen në Kosovë.

Derisa për bashkëshorten e tij raportohet se është zgjuar sot nga koma artificiale.

Kujtojmë që albora.ch dje ka raportuar për varrimin e të ndjereve.

Marketing