Mërgimtarë nga vendet e ndryshme kanë nisur të kthehen në vendlindje për t’i kaluar pushimet verore.

Marketing

Disa prej tyre kanë hyrë sot në Kosovë përmes kufitare në Merdar. Një prej tyre për ATV ka thënë se ka ardhur nga Gjermania, derisa ka shtuar se nuk ka pasur pritje në pikën kufitare. Ai madje ka pasur edhe një porosi për familjarët e tij.

“Mirë kemi kaluar rrugës, këtu s’kemi pritur, më së shumti 10 minuta. Po ndjehemi mirë këtu në vendlindje. Më ka marrë malli për familjarët. Do rri dy javë në Kosovë. Malli për speca dhe fli më së shumti, pasi atje nuk përgatisim për flija”, ka thënë ai.

Një tjetër mërgimtar nga Belgjika ka thënë se ka marrë rrugën për në Kosovë për ta pritur festën e Kurban Bajramit.

“Po vije prej Belgjiikës. Nuk kam qenë në Kosovë që dy vite. Më kë marr malli. Më presin familajrët në shtëpi, erdhëm për Bajram”, ka thënë ai.

Marketing