44 vjeçari, Driton Hajrullahu i cili jeton në Gjermani, ka pesë muaj që lëvizjet i bën me ndihmën e patericave.

Marketing

Kjo për shkak të një lëndimi  të rëndë që e pësoi gjatë pushimeve të shtatorit në Kosovë, ku për këtë iu deshtë një intervenim  në Klinikën e Ortopedisë në QKUK.

Megjithatë, siç thotë ai tani trajtimin nuk po mund ta vazhdoj në Gjermani, ngase i njëjti pretendon se klinika e ortopedisë nuk ia dha fletë lëshimin në ditën kur u transferua në Gjermani, përpos një dëshmie për pagesat e bëra.

Mërgimtari thotë se për këtë neglizhencë do ta padisë QKUK-në dhe MSh-në, ngase tek të dyjat bëri kërkesa përmes postës elektronike, transmeton albora.ch.

Mirëpo një gjë të tillë e mohon kreu i Ortopedisë në QKUK. Ky i fundi tha se fletë lëshimi iu dha në ditën kur pacienti Hajrullahu u nis për Gjermani, ngase pa një dokument të tillë nuk do të mund të udhëtonte./albora.ch/



Marketing