Gazetarja ABC News, Linda Karadaku e cila ka udhëtuar drejt Ukrainës në mes të tensioneve ka raportuar mbrëmjen e sotme nga Lëviv.

Ajo tha se nata e sotme konsiderohet si mjaft e rëndësishme në Ukrainë pasi është folur si koha kur mund të pritet një sulm i mundshëm nga Rusia.

Ajo nënvizoi se nuk bëhet fjalë për një provokim rus por nga separatistët pasi Rusia zyrtarisht nuk është e pranishme në këto zona, transmeton albora.ch.

Marketing

“Nëse në rast se do të kemi një sulm sonte apo në ditët në vijim nga Rusia atëherë mund të flasim për forcat ruse brenda Ukrainës. Deri tani është kështu. Kemi separatistë në zonën e Donbassit”, tha Karadaku./albora.ch/

Marketing