Sezoni i verës padyshim që është më e zhurmshmja dhe më atraktivja në Kosovës. Gjatë kësaj kohe shumë mërgimtarë zgjedhin që t`i kalojnë pushimet në Kosovës. Ndërkaq, përveç të mirave materiale që sjellin mërgimtarët, jo shpesh ndodhë që të përfshihen në probleme, shkruan Albora.ch.

Marketing

Ka raste kur ata përfshihen në aksidente, në dhunën në familje, si edhe në krime më të rënda sikurse janë vrasjet.

Në këtë shkrim janë përmbledhur disa nga krimet që janë përfshirë mërgimtarët gjatë qëndrimit në Kosovë.

Mërgimtarja sulmohet nga kunata e saj në Kosovë

Një mërgimtare nga Zvicra kishte zgjedhur për t’i kaluar pushimet në Kosovë.

Por gjatë pushimeve ajo u sulmua nga motra e burrit të saj.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, duke thënë se ngjarja ka ndodhur në Suharekë.

“Suharekë 30.07.2022-16:00. Viktima femër kosovare, me nënshtetësi Zvicerane, ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga motra e burrit, e dyshuara femër kosovare. Viktima nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë

Shtetasi gjerman dyshohet se tentoi t’i marr me dhunë fëmijët e tij

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e ndodhur më 19 gusht, kur një mërgimtar ka  shkaktuar dhunë në familje.

Mërgimtari i cili është shtetas i Gjermanisë, ka tentuar që t’i marr fëmijët e tij me dhunë pas disa mosmarrëveshjeve me gruan e tij.

“Rreth orës 23:40 policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informacion se në rrugën ” Ahmet Shtimja” në Shtime është një rast i dhunës në familje. Në lidhje me këtë policia menjëherë i ka marr veprimet e nevojshme, ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin me inicialet B.S, mashkull, shqiptar ,shtetas i Gjermanisë,  i moshës 48 vjeçar,  i cili pas disa mosmarrëveshjeve të vazhdueshme që kishte me bashkëshorten e saj me inicialet H.S ( F/K) e moshës 37 vjeçare,  shkakton dhunë në familje duke tentuar ti marrë me dhunë dy fëmijët e tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Problemet e Gjermanisë, mërgimtari i zgjidh në Kosovë

Një grua ka njoftuar policinë se është rrahur nga bashkëshorti i saj pasi kanë hyrë në Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se bashkëshorti i viktimës ia ka marr dokumentet personale asaj.

“Me datë 24.08.2022 viktima femër  kosovar ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve që kishte pasur me bashkëshortin e saj të dyshuarin mashkull kosovar, derisa ishin në Gjermani, pasi kanë hyrë në Kosovë, i njëjti duke ushtruar dhunë fizike i ka marr dokumentet personale të viktimës. Nuk raportohet për të arrestuar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Mërgimtari nga Gjerman sulmoi një gruaje në Lipjan        

Një rast tjetër i dhunës në familje është regjistruar edhe më 30 gusht.

Një shtetas gjerman është arrestuar nën dyshimet se ka sulmuar një grua.

Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore.

 “I dyshuari mashkull shtetas gjerman ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare të cilës i është ofruar ndihma mjekësore dhe e njëjta më pas është dërguar në strehimore. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje për 48 orë. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Përveç rasteve të dhunës në familje, fatkeqësisht ka mërgimtarë të cilët kanë ndërruar jetë gjatë kohës së pushimeve në Kosovë.

Mërgimtari që u vra në Skenderaj

Më 23 Korrik 2022, një mërgimtar është vrarë në lagjen Dushkaj në fshatin Baks.

Besim Musliu u vra për çështje banale, kurse Policia e Kosovës kanë konfiskuar një AK 47 dhe një pushkë gjuetie.

Besim Musliu

Çifti i mërgimtarëve humbin jetën në mënyrë tragjike

Shemsedin Sopaj dhe bashkëshortja e tij Mervetja, humbën jetën më 29 korrik gjatë një aksidenti gjatë kohës kur vinin nga Sllovenia, për në vendlindje.

Ata u aksidentuan më një autobus.

Përveç, çifti në kanë ishin edhe me dy fëmijët e tyre, por fatmirësisht kanë shpëtuar vetëm me lëndime trupore. 

Shemsedin Sopaj dhe bashkëshortja e tij Mervetja

Në anën tjetër, ka edhe mërgimtarë të cilëve u doli punë edhe me Policinë e Kosovës.

Arrestohet mërgimtari, sulmoi dy policë në Malishevë

Një mërgimtar shqiptar me shtetësi holandeze në Malishevë ka sulmuar fizikisht dy policë.

Sipas policisë së Kosovës, i dyshuari kishte urdhër arrest nga gjykata.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull me shtetësi Holandeze pasi ai kishte urdhër arrest nga gjykata, gjatë arrestimit i dyshuari ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë të cilët kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

Shtetases zvicerane i merret patenta e shoferit

Policia e Kosovës ka gjobitur një mërgimtare nga Zvicra.

Ajo është gjobitur për tejkalim të shpejtësisë, si dhe i është marr leja për tre muaj.

Ngjarja ka ndodhur më 19 gusht në Gjilan.

 “Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor Gjilan me datën 19.08.2022 në kuadër të zbatimit të Planit Operativ ,,Sezoni Veror’’ dhe ,,Siguria në trafikun rrugor’’ me qëllim të parandalimit të aksidenteve të trafikut e me theks të veçantë atyre me fatalitet, ka mbajtur pikë kontrolli të automjeteve në rrugën Qarkore ,,Nato 99’’ në qytetin e Gjilanit.

Në këtë pikë të kontrollit ka hasur në një kundërvajtës i cili ne zonën ku është kufizimi i shpejtësisë pesëdhjetë (50) km/h duke vozitur me shpejtësinë njëqind e dyzet e pesë (145) km/h.

Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) eurove, konfiskuar patentë shoferi dhe masa e përkohshëme e ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Gjoba e vendosur nga Policia e Kosovës

Albora.ch

Marketing