Mediumi austriak “Kosmo” ka ngritur pikëpyetje nëse idea e shkëmbimit mes territoreve mes Kosovës dhe Serbisë po ringjallet.

Shkas u bën dy deklarata, të cilat vijnë nga një figurë e lartë e PDK-së dhe një ish-luftëtar i UÇK-së.

Këtë ide e ka rikthyer në vëmendje nënkryetari i partisë kryesore opozitare, Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja. Ai tha se nëse do t’i duhej të zgjidhte mes Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe shkëmbimit të territoreve, ai është për shkëmbimin e territoreve, shkruan mediumi austriak.

Me Bujën është pajtuar edhe ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha. Sipas mediumit austriak, ai sugjeroi që Leposaviqi dhe Zubin Potoku t’i jepeshin Serbisë.

Marketing

Shumë anëtarë të Bashkimit Evropian e kundërshtuan menjëherë këtë propozim, përfshirë Gjermaninë./albora.ch/

Marketing