Njësitet e Doganës së Kosovës, me qëllim të luftimit të kontrabandës dhe parandalimin e veprimtarive ilegale kanë organizuar ndalesa rrugore në Prishtinë.

Marketing

Gjatë kontrolleve është ndaluar një veturë e dyshimtë me targa te huaja dhe pas verifikimit fillestar ka rezultuar se kjo veture është lajmëruar si e vjedhur në një shtet Evropian.

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me autoritetet kompetente do të vazhdojë të ushtroj kontrolla në kuadër të realizimit të detyrave dhe përgjegjësive të saj, me qëllimin e vetëm parandalimin e veprimtarive ilegale në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.

Dogana e Kosovës ka ftuar qytetarët të njoftojnë secilin rast të sjelljes jo etike të zyrtarëve doganor në numrin e telefonit 080050095./albora.ch/

Marketing