Mediat italiane kanë raportuar detaje nga ngjarja e rëndë që ndodhi pak ditë më parë në Shkodër, ku xhaxhai vrau aksidentalisht me çifte nipin e tij 10 vjeç.

Marketing

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës në fshatin Dajç.

10-vjeçari me banim në Casalguidi (Pistoia) ka ndërruar jetë në Shkodër, teksa ishte me pushime me familjen e tij, si pasojë e një aksidenti fatal.

Siç u raportuar edhe më herët, xhaxhai i vogëlushit, 68-vjeçari Vlash Jakaj, po pastronte armën e gjahut, në momentin që arma është shkrepur pa dashje, duke i marrë jetën nipit të tij me inicialet J.Jakaj.

Pavarësisht ndihmës mjekësore, 10-vjeçari nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Aktualisht prokuroria po vijon hetimet, ndërsa xhaxhai është ndaluar dhe ndodhet nën hetim.

Po ashtu mediat italiane raportojnë se trupi i vogëlushit është planifikuar që të kthehet në Casalguidi të premten.

“U tronditëm nga ky lajm tragjik” është komenti i shoqatës ‘Arbëria’, të komunitetit shqiptar të Pistoias.

Marketing