Gazeta amerikane New York Times e ka pyetur presidentin serb Aleksander Vuçiç në lidhje me etiketimin “Putini i vogël” që ia vuri kryeministri Albin Kurti.

Marketing

Vuçiç ka hedhur poshtë akuzat e Kurtit në përgjigjen e tij për NYT, duke thënë se Kurti dëshiron të jetë “Zelenski i vogël”.

“Kurti dëshiron të jetë një ‘Zelenski i vogël’ që lufton ‘Putinin e vogël”. Ky është tregimi i tij – se Vuçiç është një nacionalist i tmerrshëm që dëshiron të luftojë kundër të gjithëve”, ka thënë Vuçiç.

“S’është aspak e vërtetë” , ka shtuar presidenti serb.

Duke folur për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, Vuçiç thotë se s’do të vendosë sanksione ndaj federatës ruse jo derisa të përshpejtohet anëtarësimi në BE.

“Unë marr presion prej tyre çdo ditë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë. Kjo, nuk do të ndodhë, të paktën jo derisa aplikimi i ngecur, 13-vjeçar i Serbisë për t’u bashkuar me bllokun evropian të përshpejtohet”, është shprehur ai

Marketing