Detaje tronditëse kanë dalë në pah nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Zakinthos, Greqi, ku shqiptarja Eleonora Serina u vra mizorisht nga bashkëshorti i saj.

Marketing

Mediat greke raportojnë se në momentin që gruaja ka shkuar për të bërë denoncim në poli për dhunë nga bashkëshorti i saj, policët nuk e kanë marrë parasysh dhe madje dyshohet se ata kanë lajmëruar burrin se gruaja do e denonconte.

Ndonëse bashkëshorti ishte vendosur në shërbim prove, nën akuzë për dhunë në familje, e po ashtu edhe pse gruaja e kishte denoncuar disa herë ajo nuk ishte pajisur me urdhër mbrojtjeje. Ata jetonin së bashku pavarësisht të gjitha fakteve për dhunën. Dyshohet se pasi policët e njoftuan për denoncimin, inati i tij ndaj nënës së fëmijëve të u shtua, duke e çuar deri në ndërmarrjen e aktit të rëndë.

Sipas raportimeve të shtypit vendas, i akuzuari-vrasës në orën 20:00 të së dielës mbrëma u gjend në shtëpi dhe filloi ta rrihte pa mëshirë bashkëshorten, duke lëshuar mbi të gjithë mllefin e tij të sëmurë.

Gruaja në gjendje të mjerueshme dhe pasi ai ishte torturuar, arriti të shkonte deri në në pragun e policisë për herë të dytë dhe të ngrejë padi kundër bashkëshortit të saj.

Sipas një dëshmitari okular, bashkëshorti e kapi nga flokët dhe e tërhoqi zvarrë në ballkon, duke bërtitur: “do të të vras”.

Më pas, me një thikë kuzhine e ka goditur disa herë në të gjitha pjesët e trupit dhe i ka marrë jetën.

Marketing